“Roze për shpresë, për guxim, për jetë”.Shkodra përmbyll muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.

“Roze për shpresë, për guxim, për jetë” ishte aktiviteti i organizuar në Shkodër, që përmbylli tetorin rozë, kushtuar ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit. Ekzaminohu, kujdesu, jeto me dashuri, ishte mesazhi i këtij takimi që u përcoll për gratë dhe vajzat. Mjekja onkologe e Spitalit Rajonal të Shkodrës, Ana Xhuveli, vlerësoi ndikimin pozitiv që ka patur fushata e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit dhe theksoi se në Shkodër deri me tani janë 25 raste të reja, ndërsa 1 vit më parë ishin 33.

Gjatë muajit tetor në Shkodër janë zhvilluar disa aktivitete ndërgjegjësimi për rrezikun e kancerit të gjirit.

Lajme te tjera

error: Content is protected !!