Pas reagimit të klubit të Burrelit, për sjelljen jokorrektë të moderatores Hygerta Sako dhe panelistëve të saj me lojtarin Arnold Siaw, s’mbaron me kaq. Një “thumb” është hedhur edhe nga trajneri Samuel Nikaj.
E qeshura në studio nuk ndalej, klubi i Burrelit reagon ashpër ndaj Hygerta Sakos dhe panelistëve: Akt i turpshëm bullizimi

Tekniku shkodran i cili drejton ekipin e Kategorisë së Parë, ka shpërndarë në rrjetet sociale një thënie që ka të bëjë me dinjitetin. Një “kunj” që mesa duket, trajneri ua drejton protagonistëve të situatës me futbollistin Siaw.
“Disa humbasin gjithçka për të ruajtur dinjitetin. Të tjerë fitojnë gjithçka, por e shesin shpirtin për një vend në tavolinë”, është shprehja e publikuar nga trajneri i Burrelit.



