Ruzhdi Çekaj, 82-vjeçari më i moshuar i grupit të njohur folklorik “Karajfilat që ka Shkodra”, vijon të ngjitet në skenë edhe pas më shumë se katër dekadash nga themelimi i grupit. I palodhur dhe me pasionin që nuk i është zbehur me kalimin e viteve, ai mbetet një simbol i këngës dhe traditës shkodrane.
Pavarësisht moshës, Çekaj është pjesëmarrës aktiv në koncertet dhe aktivitetet kulturore, duke përcjellë këngën popullore tek brezat e rinj dhe ruajtur gjallë frymën e folklorit autentik. Për komunitetin shkodran dhe më gjerë, ai është jo vetëm një artist i dashur, por edhe një dëshmi e gjallë e përkushtimit ndaj trashëgimisë kulturore shqiptare.
Grupi “Karajfilat që ka Shkodra”, i themeluar në vitet ’80, ka ruajtur për dekada tingujt e pastër të muzikës popullore dhe Çekaj është një nga shtyllat kryesore të këtij rrugëtimi artistik.


