Sali Berisha, nga mbledhja e grupit parlamentar të demokratëve, deklaroi se Edi Rama ka rrëmbyer mandatin e katërt qeverisës dhe se misioni i opozitës është të mos e lejojë ta gëzojë atë. Ai komentoi edhe qeverinë e re, ku nuk kurseu akuzat, ndërsa prezantoi grupin e ri parlamentar.


