Mataj: Problem mbeten shërbimet e terapive, logopedive dhe fizioterapisë
Sfidat e fëmijëve me aftësi ndryshe në Shkodër janë të shumta. Një gjë e tillë pranohet nga Enkeleda Mataj, drejtore e shkollës speciale “3 Dhjetori” në Shkodër, ku në këtë shkollë janë 60 nxënës. Ajo tregon se problem mbeten shërbimet e terapive, logopedive dhe fizioterapisë, që do ta kthenin këtë shkollë në një qendër të specializuar.


