Shkodër: 4 persona përfundojnë para gjykatës për mashtrim dhe falsifikim, akuzohen për dhënie automjetesh me qera që nuk ekzistonin

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Shkodër, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq katër persona të përfshirë në një skemë mashtrimi online me automjete me qera.

Shtetasit A.K. dhe O.K. akuzohen për veprën penale “Mashtrimi” të kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, ndërsa M.P. dhe A.K. akuzohen për “Falsifikim të vulave, stampave ose formularëve”, gjithashtu në forma të përsëritura.

Hetimet zbuluan se të pandehurit kishin krijuar një faqe interneti fiktive me emrin “Autorental Tirana”, ku reklamonin automjete për qira. Pas marrjes së pagesave nga klientët, automjetet nuk u dorëzuan kurrë. Numri i telefonit i përdorur për kontakt ishte regjistruar në emër të një personi të tretë, pa dijeninë e tij.

Gjithashtu, A.K., si administrator i subjektit “ERGI-2012”, përdorte formularë falsë për të përfituar pagesat që klientët bënin për automjetet me qira.

Rasti tashmë është dërguar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për shqyrtim të mëtejshëm.

Home » Kronike » Shkodër: 4 persona përfundojnë para gjykatës për mashtrim dhe falsifikim, akuzohen për dhënie automjetesh me qera që nuk ekzistonin

Lajme te tjera

error: Content is protected !!