Shkoder: Arrestime dhe Procedime Penale

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin M. P., 67 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. K., 20 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-T. B., 26 vjeç, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Moslëshimi i kuponit tatimor” dhe “Punësim i paligjshëm”, pasi nga verifikimet e kryera në subjektin e tij tregtar (vendparkim automjetesh), rezultoi se ushtronte aktivitetin pa e paregjistruar në organet tatimore;

-F. V., 53 vjeçe, banuese në Malësi të Madhe, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, pasi ka aplikuar dy herë për dokumente identifikimi, me gjeneralitete të ndryshme. Vijojnë hetimet për rastin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. F., 28 vjeç, A. F., 25 vjeç, dhe P. T., 27 vjeç, të tre banues në Shkodër, pasi kanë dhunuar fizikisht shtetasin K. L., 27 vjeç, për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Postës të Policisë Theth referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. Sh., 30 vjeç, dhe Gj. Zh., 61 vjeç, pasi kishin kryer punime ndërtimi, pa leje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. Ll., 37 vjeç, banues në fshatin Gojan i Madh, pasi kanë kallëzuar shtetasit B. P., 44 vjeçe, dhe B. A., 54 vjeç, se shtetasi G. Ll. i ka shqetësuar me mesazhe dhe thirrje telefonike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Lajme te tjera

error: Content is protected !!