Shkodër – Arrestohet 50-vjeçari që ndërtoi pa leje një kapanon në lagjen “10 Korriku”

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 50-vjeçar, pasi zbuloi një rast të ndërtimit të paligjshëm gjatë kontrolleve të zhvilluara për parandalimin e krimeve kundër mjedisit dhe territorit.

Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan shtetasin A. H., 50 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, kryer për qëllime fitimi.

Hetimet treguan se ai kishte ngritur pa leje një kapanon me konstruksion metalik në pronën e tij, në lagjen “10 Korriku”, me qëllim përdorimin e objektit për aktivitet biznesi.

Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë së Shkodrës, e cila do të vijojë procedurat e mëtejshme ligjore në ngarkim të të ndaluarit.

Home » Kronike » Shkodër – Arrestohet 50-vjeçari që ndërtoi pa leje një kapanon në lagjen “10 Korriku”

Lajme te tjera

error: Content is protected !!