Shkodër, kryeqendra e gjimnastikës shqiptare. Zhvillohet Kupa e Shqipërisë në Gjimnastikë Artistike

Shkodër – Pallati i Sportit “Qazim Dervishi” u bë këtë fundjavë arena e turneut prestigjioz “Kupa e Shqipërisë në Gjimnastikë Artistike”, ku morën pjesë dhjetëra sportistë të rinj e të reja nga e gjithë Shqipëria. Gara u karakterizua nga rivalitet i lartë dhe u ndoq me shumë interes nga publiku shkodran.

Fitueset e kategorive të femrave përfshinë talentet e moshave të ndryshme:

  • 7–8 vjeç: Hera Mustafa, Lea Qerimaj dhe Megi Plavmyzhaj (Sky 07 Gym). Fitues ekipor: Sky 07 Gym.
  • 9–10 vjeç: Grupin A e dominuan Amatia Lleshi, Nadia Daci dhe Maria Zefi; Grupin B fituese u shpallën Gjoela Neziri, Enesa Sulaj dhe Angela Preka.
  • 11–12 vjeç: Mishela Bitanji, Viktoria Simoni dhe Nil Elbasani. Fitues ekiporë: Gjimnastika, Gjimnastika Xheni dhe Skënderbeu.
  • 13–14 vjeç: Silja Muhameti (Tomorri), Merili Islami (Gjimnastika) dhe Ilenia Sevdari (Tomorri).
  • Mbi 15 vjeç: Eralda Zemanaj, Orkida Gjoka (Barleti) dhe Sara Moleci (Gjimnastika).

Tek meshkujt, fituesit e kategorive ishin:

  • 7–8 vjeç: Darling Lamaj dhe Noed Veleshnja (Tomorri), Devis Ndoja (Gjimnastika).
  • 14–15 vjeç: Eduard Zefi (Gjimnastika).
  • Mbi 16 vjeç: Dion Mucoglava (Tomorri) dhe Destan Mera (Skënderbeu).

Një veçanti e këtij edicioni ishte dimensioni ndërkombëtar i gjyqtarëve, të ardhur nga Çekia dhe pjesëmarrës në Lojërat Olimpike Paris 2024, që ngriti standardin profesional të garës.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Gjimnastikës, Nard Luli, theksoi se organizimi i këtij turneu është pjesë e përkushtimit të te gjithe ekipit, për promovimin e gjimnastikës dhe përgatitjen e talenteve të reja. “Kupa e Shqipërisë tregon se gjimnastika shqiptare po rritet me hapa të sigurt dhe po formon sportistë që premtojnë për të ardhmen e këtij sporti,” u shpreh Luli.

Ky turne konfirmoi Shkodrën si një qendër referimi për gjimnastikën shqiptare, duke kombinuar sportin, talentin dhe pasionin e të rinjve me vizionin e udhëheqësisë së federatës.

Lajme te tjera

error: Content is protected !!