Shkoder, pas largimit te Tom Doshit dhe Jorgos, japin doreheqjen nga mandati edhe 5 kandidate te tjere

Pas dorëheqjes së dy deputetëve të Partisë Socialdemokrate në qarkun Shkodër, Tom Doshi dhe Sabina Jorgo, në listën e këtij subjekti kanë nisur dorëheqjet edhe nga marrja e mandatit parlamentar.

Deri tani kanë refuzuar të pranojnë mandatin pesë kandidatë të tjerë, mes tyre dy nga lista e mbyllur dhe tre nga lista e hapur. Konkretisht, nga e drejta për të hyrë në Kuvend kanë hequr dorë Migena Kallacej, Osman Teta, Bledar Mezini, Suada Kopshti dhe ish-deputetja Meri Markiçi.

Veçanërisht, tre femrat e listës së hapur kanë dhënë dorëheqjen, duke i hapur rrugë kandidaturave të tjera të radhës. Aktualisht, dy emrat më të votuar të PSD në Shkodër që mbeten në garë për mandatin janë Besnik Brahimi dhe Shkurt Lasku.

@https://top-channel.tv/2025/09/23/tom-doshi-dhe-sabina-jorgo-hoqen-dore-nga-mandati-si-deputete-terhiqen-edhe-4-kandidate-te-tjere/

Lajme te tjera

error: Content is protected !!