Shkodër, përkujtohet 105-vjetori i Luftës së Koplikut

Shkodër, 18 Shtator 2025 – Në ambientet e Bibliotekës “Marin Barleti” u zhvillua një aktivitet përkujtimor me rastin e 105-vjetorit të Luftës së Koplikut, një ndër ngjarjet më të rëndësishme në historinë e qëndresës për mbrojtjen e territorit shqiptar.

Në këtë aktivitet morën pjesë historianë, studiues dhe artistë, të cilët sollën në vëmendje kontributin e jashtëzakonshëm të malësorëve dhe shkodranëve në mbrojtje të trojeve shqiptare gjatë vitit 1920. Pjesëmarrësit theksuan rëndësinë historike të kësaj lufte, jo vetëm si një akt trimërie, por edhe si një dëshmi e ndërgjegjes kombëtare për të mbrojtur pavarësinë dhe integritetin territorial të vendit.

Gjatë aktivitetit u lexuan pjesë nga kujtime të kohës, referime historike dhe u interpretuan krijime artistike të frymëzuara nga kjo ngjarje, duke e kthyer përkujtimin në një homazh për të gjithë ata që sakrifikuan për atdheun.


Lajme te tjera

error: Content is protected !!