Shkodër. Rreth 70 filma, pjesë e edicionit të katërt të “Idromeno International Film Festival”

Ceremonia e hapjes së edicionit të katërt të “Idromeno International Film Festival”, zhvilluar në ambientet e Bibliotekës Shkencore shënoi fillimin e një jave kushtuar artit të kinemasë në Shkodër.

Atmosfera u karakterizua nga efekte dritash, instalacione artistike dhe shprehje ikonike mbi kinemanë, që krijuan një mjedis të veçantë për pjesëmarrësit.

Drejtoresha e festivalit, Sonela Pirani, ndalet tek risitë e këtij viti, ku tema qendrore “Përrallat autentike” synon të sjellë në ekran rrëfime origjinale me identitet kulturor.

Si pjesë e programit do të zhvillohen panelet e diskutimit, që do të trajtojnë tematika të ndryshme nga bota e kinematografisë.

Gjatë javës së festivalit do të shfaqen rreth 70 filma nga vende të ndryshme të botës, ndërsa në mbyllje juria do të vlerësojë me çmime realizimet më të mira, duke përmbyllur një tjetër kapitull të rëndësishëm të “Idromeno Film Festival”.

Lajme te tjera

error: Content is protected !!