Shkodër: Vihet në pranga 37 vjecari Brajoviç, ne kerkim nje tjeter,kercenuan te vrasin 22 vjecarin

Shkodër – Një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur në rrugën “Tafilica”, ku një banor është kanosur me armë zjarri gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Patrullës së Përgjithshme dhe të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë ndërmarrë veprime të shpejta për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i kontrolleve dhe hetimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi Meigan Brajoviç, 37 vjeç, banues në Shkodër. Ndërkohë, për A. G., 22 vjeç, gjithashtu banues në Shkodër, është shpallur në kërkim.

Nga hetimet dyshohet se të dy shtetasit gjatë një konflikti me fqinjin e tyre, E. K., e kanosën atë me pistoletë. Sipas policisë, 22-vjeçari ka tentuar të largohet me armë sapo ka konstatuar praninë e punonjësve të Policisë.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme. Policia po punon intensivisht për kapjen e 22-vjeçarit dhe për sekuestrimin e armës së zjarrit.

Lajme te tjera

error: Content is protected !!