Shkodra ne 24 ore: Në kërkim një 35-vjeçar, procedime për drejtim automjeti në gjendje të dehur, 2 vjecari bie ne uje te nxehte

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër informon se në vijim të veprimeve hetimore, janë evidentuar disa raste të shkeljeve ligjore dhe ngjarjeve të ndryshme, për të cilat materialet janë referuar në Prokurori:

Shkodër/ Fëmijë 2-vjeç bie aksidentalisht në ujë të nxehtë, dërgohet me urgjencë në QSUT

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në lagjen “Skënderbeg”, në banesat sociale të qytetit të Shkodrës. Një vajzë e mitur, vetëm 2 vjeç, ka rënë aksidentalisht në një enë me ujë të nxehtë dhe për pasojë ka pësuar djegie.

Fëmija është dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa më pas është transportuar me urgjencë drejt QSUT-së në Tiranë për trajtim të specializuar.

Policia bën me dije se grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, e cila ka tronditur opinionin publik.

  • Vau i Dejës – Specialistët për Hetimin e Krimeve shpallën në kërkim shtetasin J. M., 35 vjeç, banues në Melgushë, pasi theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.
  • Qarkullimi rrugor – U referuan materialet për:
    • A. B., 48 vjeç, banues në Shkodër, i kapur duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
    • V. S., banuese në fshatin Grudë e Re, dhe I. T., banues në fshatin Lepurosh, të cilët u kapën duke drejtuar automjetet pa leje drejtimi.
  • Ngjarje të tjera të evidentuara nga Policia Shkodër:
    • Në orët e para të mëngjesit, në aksin rrugor “Shirokë-Shkodër”, një automjet në lëvizje, me drejtues shtetasin M. D., 36 vjeç, dyshohet se ka marrë zjarr për shkak të një defekti elektrik. Si pasojë, automjeti u dogj pjesërisht.
    • Në lagjen “Skënderbeg”, në banesat sociale, një fëmijë 2 vjeç dyshohet se aksidentalisht ra në një enë me ujë të nxehtë dhe pësoi djegie. Pas ndihmës së parë në Spitalin Rajonal Shkodër, fëmija u transportua në QSUT për trajtim të specializuar.
    • Një 49-vjeçar, shtetasi H. J., ka kallëzuar se shtetasi A. P., 56 vjeç, po kryente punime ndërtimi pa leje, në tokën që ai pretendon se është e tij.

Policia bën me dije se materialet procedurale për të gjitha rastet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme ligjore.

Lajme te tjera

error: Content is protected !!