Shkodrani Arbër Hysaj shkëlqen në Shkup: 6 medalje dhe një rekord kombëtar në not

Sukses i madh për Shkodrën në not: Arbër Hysaj shkëlqen në Shkup, thyen rekordin kombëtar dhe shpallet më i miri në grupmoshë

Në datat 8 dhe 9 nëntor 2025, në Shkup të Maqedonisë së Veriut u zhvillua takimi ndërkombëtar i notit “International Swimming Meeting – November 13, 2025”, me pjesëmarrjen e 31 ekipeve nga mbarë Ballkani.

Nga Shqipëria morën pjesë dy ekipe: “Future Sports Academy Shkodër – FSASH” dhe “Te Stela Swimming Academy” nga Tirana.

Ekipi shkodran “Future Sports Academy Shkodër – FSASH” u përfaqësua denjësisht nga notari i talentuar Arbër Hysaj, i cili garoi në 6 disiplina dhe arriti një rezultat të jashtëzakonshëm:
🏅 4 medalje ari
🥈 1 medalje argjendi
🥉 1 medalje bronzi

Falë këtij suksesi, Hysaj mori edhe kupën si notari më i mirë për grupmoshën 13–14 vjeç.

Rezultatet e Arbër Hysajt:

  • 50 m freestyle – 🥇 Medalje Ari
  • 50 m backstroke – 🥇 Medalje Ari
  • 50 m butterfly – 🥇 Medalje Ari
  • 200 m freestyle – 🥇 Medalje Ari
  • 100 m freestyle – 🥈 Medalje Argjendi
  • 100 m medley – 🥉 Medalje Bronzi

Krahas medaljeve dhe kupës, Hysaj arriti edhe një tjetër sukses të madh:
ai thyen rekordin kombëtar për pishinat 25-metërshe në disiplinën 100 metër stil i lirë, duke e vendosur në 56.38 sekonda.

Ky rekord mbahej fillimisht nga Paolo Priska (56.98 sekonda), dhe më pas nga Elio Skënderi (56.74 sekonda) deri në 25 tetor 2025. Por pas vetëm 15 ditësh, në 9 nëntor 2025, Arbër Hysaj e përmirësoi ndjeshëm këtë rezultat historik.

Në total, Hysaj u rendit i gjashti për numrin e medaljeve të fituara në këtë aktivitet ndërkombëtar, duke i dhënë Shkodrës një tjetër arsye për krenari në sportin e notit.

📍 Një sukses i madh për Future Sports Academy Shkodër – FSASH dhe për gjithë komunitetin sportiv shkodran.

Lajme te tjera

error: Content is protected !!