Shkolla e Mesme Profesionale “ Hamdi Bushati” ka organizuar një aktivitet të larmishëm me rastin e 55 –vjetorit të themelimit të saj.
Mësues, ish-mësues , ish-nxënës dhe prindër shijuan atmosferën festive të organizuara nga stafi pedagogjik.
Gjatë aktivitetit, u shpalosën me projektim mësuesit ndër vite, aktivitetet mësimore dhe jashtë shkollore të nxënësve.
Atmosfera u bë edhe më e gëzueshme nga përformancat artistike të nxënësve të cilët kënduan të shoqëruar edhe nga mësuesit e tyre.
Drejtoresha Merita Zeneli e vlerësoi eventin si një takim ndër breza për të kujtuar punën e e palodhur të mësuesve.
Ky përvjetor u shoqërua dhe me përshëndetjen me mësuesen Afërdita Kopliku, e cila për gati katër dekada dha kontributin e saj në mësimin dhe edukimin e brezave të rinj.
Mësuese Afërdita ka dhënë dhe kontributin final me botimin e historikut 55- vjeçar të kësaj shkolle, për të cilin vë në dukje se është punuar me përkushtim nga një numër i madh mësuesish.
Aktiviteti vijoi me kujtimet dhe bisedat e ngrohta ndërmjet pjesmarrësve, të cilët patën mundësinë të shijonin dhe gatimet e vetë nxënësve të kësaj shkolle.


