Shkolla verore “Jam Shqiptar” / 20 nxënës nga shkollat shqipe në Zvicër vizitojnë Shkodrën

Një grup prej 20 nxënësish të shkollave shqipe në Zvicër, të shoqëruar nga mësuesit e tyre, kanë mbërritur në Shkodër në kuadër të një udhëtimi kulturor që po zhvillojnët në disa qytete të Shqipërisë.

 Ky tur është pjesë e programit: shkolla verore “Jam Shqiptar”, e organizuar nga Agjencia Kombëtare e Diasporës në bashkëpunim me Qendrën e Botimeve për Diasporën.  

Ndalesa e parë e grupit në Shkodër ishte Muzeu i Fototekës Kombëtare “Marubi”, për të vijuar  në destinacionet e tjera historike dhe kulturore të qytetit.

Për nxënësit, kjo është një përvojë e veçantë që u jep mundësinë të prekin nga afër atë çka mësojnë në shkollat shqipe në Zvicër, gjuhën, historinë dhe traditat e vendit të tyre të origjinës

Mësuesit  shoqërues e konsiderojnë këtë shkollë verore një formë shumë efikase për të forcuar lidhjet kulturore e identitare të fëmijëve me rrënjët e tyre.

“Shkolla Verore Jam Shqiptar” zhvillohet për të tretin vit radhazi dhe ka në fokus nxënësit e shkollave shqipe në vendet evropiane, aty ku ndodhen komunitetet më të mëdha të diasporës shqiptare.

Kliko KETU per te na kontaktuar: WHATSAPP

Lajme te tjera

error: Content is protected !!