Shorti i UEFA-s i vjen në ndihmë, një skuadër shqiptare shkon ne grupet e Europës

Një nga skuadrat shqiptare pritet të jetë pjesë e fazës së grupeve në një nga kompeticionet europiane këtë sezon – dhe matematika është e thjeshtë.

Shkëndija e Tetovës dhe Drita e Gjilanit mund të përballen mes tyre në turin e tretë të Europa League, nëse të dyja eliminohen nga kundërshtarët respektivë në turin e dytë të Champions League: Shkëndija ndaj FCSB (Rumani) dhe Drita ndaj Copenhagen (Danimarkë).

Një duel shqiptar mes tyre do të garantonte që fituesi të kalojë në “Play Off” të Europa League. Por lajmi i mirë është se edhe në rast humbjeje në atë fazë, skuadra që arrin aty siguron automatikisht pjesëmarrjen në grupet e Conference League – pra do të luajë në Europë deri në dhjetor.

Në këtë skenar, ëndrra europiane për një klub shqiptar është më afër se kurrë.

Kliko KETU per te na kontaktuar: WHATSAPP

Lajme te tjera

error: Content is protected !!