Shpërthim me tritol në një servis në Vaun e Dejës, vetëm dëme materiale

Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit në një servis në zonën e Vau i Dejës, duke shkaktuar vetëm dëme materiale, pa pasoja për jetën apo shëndetin e personave.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 11 janar 2026, rreth orës 00:40. Pronari i subjektit, shtetasi A. F., banues në fshatin Shelqet, ka njoftuar se ka konstatuar të dëmtuar derën kryesore të servisit, si dhe elementë të tjerë të ambientit përreth.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se në servis është vendosur lëndë plasëse, e cila ka shkaktuar dëmtime në derë, fasadë dhe pjesë të brendshme të objektit. Policia sqaron se nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm të karakterit material.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen ekspertimet e nevojshme për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Paralelisht, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve, si dhe për zbardhjen e motiveve që çuan në këtë akt.

Home » Kronike » Shpërthim me tritol në një servis në Vaun e Dejës, vetëm dëme materiale

Lajme te tjera

error: Content is protected !!