Situata nga zjarret/ Vetem nje vater problematike ne Malesi te Madhe ku po nderhyn ushtria e zjarrefikesit

Bjeshkët e Rahovicës në Malësi të Madhe janë përfshirë nga një vatër e fuqishme zjarri, që po avancon me shpejtësi për shkak të erërave dhe temperaturave të larta. Situata paraqitet kritike, ndërsa zjarrfikësit po përballen me kushte tepër të vështira për shkak të terrenit malor dhe mjeteve të kufizuara në atë zonë.

Sipas të dhënave zyrtare, në terren janë angazhuar:

  • 953 efektivë të Forcave të Armatosura,
  • 56 mjete zjarrfikëse,
  • 4 helikopterë,
  • si dhe një avion “Canadair” i specializuar në fikjen e zjarreve, i ardhur nga Italia në kuadër të ndihmës së Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile.

Zjarri në Malësi të Madhe është një ndër dhjetëra vatra aktive në vend. Operacionet për shuarjen e flakëve vijojnë edhe në këto zona të tjera problematike:

  • Parku Kombëtar i Lurës – Dibër
  • Zall Gjoçaj – Mat
  • Qafë Buall – Bulqizë / Plan i Bardhë – Klos
  • Kalasë – Delvinë
  • Markat – Konispol
  • Piqeras & Sasaj – Himarë
  • Fang & Kulme – Rrëshen
  • Dishnicë – Korçë
  • Parku i Prespës – Pustec
  • Fushëbardhë & Skërficë – Gjirokastër
  • Dragobi & Mali i Shkëlzenit – Tropojë
  • Shëngjergj – Tiranë
  • Kuç – Vorë / Shetel – Shijak

Strukturat vendore të emergjencave civile dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) janë në gatishmëri të plotë. Forcat e ndërhyrjes po punojnë për të mbajtur flakët larg zonave të banuara dhe për të mbrojtur mjedisin natyror nga dëmet e pakthyeshme.

Kliko KETU per te na kontaktuar: WHATSAPP

Lajme te tjera

error: Content is protected !!