Pas vdekjes së kapidan Mark Gjomarkajt (kryetar i Komitetit të Maleve) vëllait më të madh, më 14 qershor 1946, Lleshi mori drejtimin e rezistencës antikomuniste në malet e Mirditës.
Kapidan Llesh Gjomarkaj u vra në përpjekje me forcat e batalionit të ndjekjes më 9 gusht të vitit 1947 në Munegjë, pas një rezistence disa orëshe.
Ishte vetëm 28 vjeç
Lleshi ishte lindur në vitin 1919.
Ai përfundon studimet fillore dhe të mesme pranë shkollës katolike françeskane dhe jezuite në Shkodër.
Në vitin 1937 fillon studimet e larta pranë shkollës Theresianum në Vjenë.
Në vitin 1939 kthehet në Shqipëri dhe bëhet pjesë e rretheve shoqërore elitare në Shkodër e në Tiranë, por pa u shkëputur kurrë nga tradita mirditore dhe nga detyrimet që kishte dera fisnike stërgjyshore.
Në vitin 1943 del publikisht kundër rrymës bolshevike që po fuste vëllavrasjen ndër shqiptarë