Rituali shenjtë i 13 të martave nis sapo kalon qytetin e Laçit dhe fillon ngjitjen në mal. Ndalesa e parë bëhet tek gjurmët që është dhe vendi ku mendohet se ka kaluar Shën Ndou.
Në gurë janë shenjat e këmbëve dhe të duarve të tij, gjithashtu vendi ku mendohet se ai ka pushuar.
Kisha mendohet se është ndërtuar në në vitin 1869, por ai vend është konsideruar në shekuj si i shenjtë dhe mrekullibërës.
Shën Antoni vdiq në moshën 36-vjeçare (viti 1231) pas një jete shenjtori. Për numrin e shumtë të mrekullive që i njihen, ai u kanonizua një vit pas vdekjes nga Papa Gregori IX.
Në vitin 1946, Papa Pio XII e ka renditur Shën Antonin mes doktorëve të kishës katolike dhe i ka dhënë titullin doktor evangjelik, në lidhje me shkrimet e tij dhe në predikimet që bazohen në citimet e Ungjillit.
Devocioni ndaj këtij shenjti të madh është i shtrirë jo vetëm në Kishën katolike, por edhe më gjerë. Shën Antoni ka zgjuar interesim përpos te katolikët, edhe ndër ortodoksë, budistë e myslimanë. Me plot të drejtë quhet shenjti universal, shenjti i botës. Ishte njeri i palodhshëm në vreshtin e Zotit. Jeta e tij ishte shërbim ndaj vëllait njeri pa dallim, prandaj ishte i pranuar dhe i dashur nga të gjithë.
Shna Ndou i Padovës (siç njihet në letërsinë kishtare), meqë ka shërbyer e predikuar në qytetin italian, u lind në Lisbonë të Portugalisë më 15 gusht 1195, në një familje fisnikësh. Dita e lindjes së Tij përkoi me festën e Ngjitjes së Zojës në Qiell.
Shën Antoni (Shna Ndou) në predikimet e tij në Itali shumë shpejt u bë i famshëm për holemitë e tij të përqendruara mbi dashurinë dhe përvujtërinë, duke kritikuar ashpër hipokrizinë, koprracinë e mendjemadhësinë.
“Predikimi është i frytshëm atëherë kur flasin veprat”, – thoshte Shna Ndou.
Sot, Shna Ndou apo Shën Antoni është i njohur në mbarë botën si “Shenjti i Popullit” e “Taumaturg” – “Mrekullibërës”.
Gjthaahtu, Papa Gregori IX e quajti “Arka e gjallë e Biblës”.
Kudo në botë, posaçërisht në Padovë të Italisë e Lisbonë të Portugalisë, por edhe ndër shqiptarë, Shna Ndou festohet me nderim të posaçëm e me solemnitet të veçantë në Laç–Kurbnesh