Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka zhvilluar një takim me strukturat e PD-së në njësinë administrative Postribë, ku është diskutuar organizimi i reagimit dhe revoltës qytetare të paralajmëruar për ditën e hënë.
Sipas deputetit demokrat, qëllimi i këtij mobilizimi është kundërshtimi i korrupsionit dhe lidhjeve të krimit me shtetin, ndërsa theksohet nevoja për angazhim qytetar dhe pjesëmarrje aktive në protestën e radhës.
Tubimi është parashikuar të mbahet ditën e hënë, më 22 dhjetor, në orën 18:00, si pjesë e reagimit opozitar kundër situatës politike dhe institucionale në vend.
Statusi i plotë i deputetit Bardh Spahia:
“Në takimin me strukturat e Partisë Demokratike Postribë, për organizimin e reagimit dhe revoltës qytetare ditën e hënë dt. 22 Dhjetor, ora 18.00. Kundër korrupsionit dhe krimit të bërë një me shtetin.”


