SPAK publikon listën me kandidatët për kreun e BKH, mes tyre dy ish-drejtorë të Policisë (Emrat)

Mes 13 kandidatëve për kreun e BKH-së, edhe një efektiv nga Shkodra

SPAK ka publikuar listën me 13 emrat që kanë aplikuar për të drejtuar Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH). Ajo që bie në sy është se mes kandidatëve është edhe efektivi i Policisë së Shtetit në qarkun e Shkodrës, Maoricio Sheldija, i cili ka mbajtur detyra te ndryshme ne policine e Shkodres, dhe kohet e fundit ne pozicionin e Inspektorit ne Agjencine e Mbikëqyrjes Policore

📌 Sheldija garon përkrah emrave të njohur të sigurisë, si ish-drejtorët e Policisë së Shtetit Gledis Nano dhe Haki Çako, si dhe figura të tjera me eksperiencë në hetime, drejtësi dhe strukturat e rendit.

📝 Lista e plotë e kandidatëve:
Andi Pogaçe, Artur Beu, Astrit Halilaj, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano, Haki Çako, Joni Keta, Maoricio Sheldija, Marinela Pilinçi, Miklovan Kanani, Nevrus Ndregjoni.

🔍 SPAK njofton se aplikimet janë mbyllur dhe tashmë po kalojnë në fazën e verifikimit paraprak, për të parë nëse kandidatët përmbushin kriteret ligjore dhe profesionale. Vetëm pas kësaj faze, kandidatët e kualifikuar do të ftohen për intervista dhe testime të mëtejshme.

🕵️‍♂️ Kreu i ri i BKH-së do të ketë një rol kyç në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke drejtuar strukturën më të rëndësishme hetimore pranë SPAK.

Lajme te tjera