Studentët artistë të UNISHK shkëlqyen me shfaqjen “Teatër poetik”, një udhëtim magjepsës përmes vargjeve.

Një sukses që ndezi skenën e UNISHK! 

Studentët artistë të UNISHK shkëlqyen me shfaqjen “Teatër poetik”, një udhëtim magjepsës përmes vargjeve të Migjenit, Martin Camajt dhe Arshi Pipës. Pas muajsh pune të palodhur, prova, krijim e pasion, ky projekt u kurorëzua me një rezultat që mori duartrokitje të zjarrta dhe emocionoi publikun!
Në skenë u sollën tema të mëdha: lashtësia dhe zakoni, peizazhi i trishtë alegorik, plagët sociale, mërgimi, identiteti kulturor dhe ironia filozofike e politike. Të gjitha u interpretuan me finesë, përmes mizanskenave që i dhanë jetë fjalës poetike. ️
Kjo arritje u bë e mundur falë vizionit artistik të pedagogut të FSHSH Gëzim Puka, në bashkëpunim me pedagogun Arben Prendi, si dhe mjeshtërisë së aktorit të Teatrit “Migjeni”, Astrit Fani, që dha një interpretim të paharrueshëm dhe e çoi shfaqjen në një tjetër dimension.
Studentët që e ndezën skenën me talentin e tyre:
Savjana Vjerdha • Jetmir Mesi • Evis Muriqi • Amelja Krosaj •
Jozef Marashi • Sidrit Doda • Nikola Brigjaj •
Erisona Hoxhaj • Kristela Lazri
Secili prej tyre solli një interpretim të fuqishëm, të sinqertë dhe plot emocion, duke e kthyer skenën në një festë të fjalës artistike.
Një falënderim i veçantë për ekipin teknik: Rovena Mesi dhe Doriana Deda — duart e padukshme që mbajnë skenën gjallë!
Të pranishëm në këtë mbrëmje artistike ishin Rektori Gjuraj, së bashku me studentë, pedagogë dhe artdashës të shumtë. Zv. Rektorja Dragusha përshëndeti shfaqjen si një dashamirëse e teatrit, duke i inkurajuar studentët që të vijojnë këtë rrugëtim krijues me guxim dhe përkushtim.
Ky projekt shënoi një bashkëpunim të shkëlqyer ndërmjet Universitetit dhe Teatrit “Migjeni”, duke dëshmuar se arti i fjalës ka ende shumë për të thënë.
Urime nga zemra për të gjithë studentët interpretues, muzikantët, pedagogët dhe bashkëpunëtorët!
Keni treguar edhe një herë se arti është i gjallë, i fuqishëm dhe frymëzues në UNISHK! 

Home » Kulturë & Art » Studentët artistë të UNISHK shkëlqyen me shfaqjen “Teatër poetik”, një udhëtim magjepsës përmes vargjeve.

Lajme te tjera

error: Content is protected !!