Pavarësisht nivelit të kundërshtarit, trajneri i Kombëtares, Sylvinho nuk gjen vend për nënvlerësim. Sipas teknikut të Shqipërisë, Andorra është një ekip i vështirë për t’u mundur.
“Trajneri i Andorrës që e njeh mirë ekipin e tij. Ka një anë mbrojtëse shumë të mirë. Nxjerr maksimumin nga lojtarët e tij. Është një ekip që pëson maksimumi 2 gola.
Edhe në Tiranë ishte e vështirë, deri sa shënuam. Luajnë në çdo cep të fushës. Shpresoj që t’ia dalim të fitojmë.” – tha “timonieri” para sfidës kualifikuese të botërorit.


