
Më datë 10 Qershor 2025, në ambientet e Prefekturës së Qarkut Shkodër, u zhvillua takimi i parë i Këshillit Konsultativ Trepalësh Rajonal, një strukturë e re që synon nxitjen e dialogut social në nivel rajonal. Takimi u zhvillua nën drejtimin e Nënprefektit z. Hysaj dhe mblodhi përfaqësues nga organizatat e punëdhënësve, punëmarrësve, si dhe strukturat shtetërore lokale. Krijimi i këtij Këshilli përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt përfshirjes gjithëpërfshirëse të aktorëve lokalë në trajtimin e çështjeve me rëndësi për tregun e punës dhe zhvillimin socio-ekonomik të qarkut.

Gjatë takimit, sipas agjendës së parashikuar, u trajtuan këto çështje kryesore:

Prezantimi i anëtarëve përfaqësues dhe funksionit të Këshillit;

Diskutimi mbi problematikat aktuale të organizatave të punëdhënësve dhe punëmarrësve;

Sugjerime dhe rekomandime për zhvillimin ekonomik dhe social të qarkut;

Miratimi i Rregullores së Brendshme të Këshillit dhe krijimi i Sekretariatit Teknik. Ky Këshill do të shërbejë si një mekanizëm bashkëpunimi dhe konsultimi për tema të tilla si: punësimi, formimi profesional, siguria dhe higjiena në punë, dhe zhvillimi ekonomik rajonal.