Javën e parë të muajit tetor në Shkodër janë kryer rreth 150 mamografi. Sektori i promocionit pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër prej ditësh ka nisur fushatën në terren me qëllim sensibilizimin e vajzave dhe grave për kontrollet e gjirit.
Shefja e shërbimit parësor pranë NJVKSH, Megi Bilali tregon mbi rëndësinë e depistimeve.
Fushatat sensibilizuese kanë ndikuar në rritjen e ndërgjegjësimit tek gratë.
Aktualisht, në Shkodër mamografitë kryhen pranë dy aparaturave në poliklinikë dhe spital.
Mamografia, çdo muaj të vitit është falas, ndërsa ndryshimi i muajit tetor është fakti se ajo kryhet pa rekomandim mjeku.
Apeli i bluzave të bardha mbetet injejtë, më mirë të parandalosh sesa të kurosh.


