“Tirana që nuk njihet më: Kryeqyteti që po shndërrohet në një provincë të madhe”

Shkrimtari i njohur Liridon Mulaj ka shpërndarë një reflektim të fortë në rrjetet sociale, duke portretizuar Tiranën si një qytet në krizë identiteti. Mulaj përshkruan degradimin urban e shoqëror të kryeqytetit,ku luksi dhe arroganca bashkëjetojnë me papërgjegjësinë qytetare, mungesën e etikës dhe shkatërrimin e ndjeshmërisë kolektive. Ai shkruan;

“Tirana ka perfundu ne nje qytet me popullsi thellesisht heterogjene pa asnje lidhje me njeri tjetrin. Aty ku shndrit kafeneja e luksit, vihen kambet mbi tavoline e bertitet ne bisede. Aty ku parkohet Porche, gjen mbeturina te hedhura nga ballkoni. Ne kambet e nje kulle gjen te pastrehe. Nen uniformen e nje polici te ri gjen nje arrogant qe te flet me theks, kastile. Femije te veshur mire e te pa edukate. Prinder te zhytur ne telefon pa asnje perkujdesje, qe mendojne se hapesira publike u perket vetem atyne dhe femijeve te tyne. Zyrtare me kollare qe jargaviten per nje rryshfet. Artiste qe gjykojne mbi kode krejtesisht jashte artistike. Te rinj plot epsh qe shajne mbare e mbrapsht, pa u shqetesu se ngjit kane nje nene apo gjyshe. Pallate te lyer secili ne hesap te vet, me kuadrate bojnash pa asnje kriter estetik por as shoqnor. Keshtu pra duke dashur te kthehet ne nje kryeqender Tirana eshte shnderruar vete ne nje province te madhe, me nje shoqeri te sakatosun, fort ma keq se ne provincat e largeta.”

Lajme te tjera