Tragjedi ne familjen Qokaj/Babe e bir nderrojne jete ne 24 ore. Arrest kardiak…

Një ngjarje e rëndë ka goditur familjen Qokaj, ne zonën e Nikaj-Mërturit, ku familja ka pësuar një humbje të dyfishtë. Babë e bir kanë ndërruar jetë brenda vetëm 24 orëve, duke tronditur komunitetin lokal.

Viktima e parë ishte 88-vjeçari Ndue Martin Qokaj, ndarja nga jeta e të cilit u njoftua publikisht nga i biri, Besnik Qokaj. Vetëm një ditë më parë, Besniku kishte kërkuar publikimin e lajmit për humbjen e të atit. Mirëpo, në një kthesë të papritur, pas pak oresh, teksa po pushonte, edhe ai vetë ndërroi jetë , dyshohet si pasojë e një arresti kardiak.

Humbja e dy burrave të familjes brenda një kohe kaq të shkurtër ka lënë në tronditje të afërmit dhe banorët e zonës, ndërsa në shtëpinë e Qokajve sot mbizotëron zija. Tashme familja, ka njoftuar per varrimin e babe e bir, ne te njejten dite dhe ore.

Rasti ka kthyer shqetesimin mbi rritjen e numrit të rasteve të arresti kardiak në vend. Sipas mjekëve dhe specialistëve, në vitet e fundit janë shënuar gjithnjë e më shumë humbje të papritura, shpesh edhe tek persona që nuk kanë pasur probleme të njohura shëndetësore.

Autoritetet shëndetësore nxisin qytetarët të kryejnë kontrolle të rregullta dhe të tregojnë kujdes të shtuar ndaj simptomave të mundshme kardiake.

Home » Aktualitet » Tragjedi ne familjen Qokaj/Babe e bir nderrojne jete ne 24 ore. Arrest kardiak…

Lajme te tjera

error: Content is protected !!