Tragjedi në Koplik: 27-vjeçari humb jetën gjatë punës me panele diellore

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në qytetin e Koplikut, ku një i ri 27-vjeçar, me iniciale E. K., ka humbur jetën në mënyrë aksidentale gjatë punës.

Sipas të dhënave paraprake nga Policja, rreth orës 11:40, i riu po punonte në një magazinë ku po kryeheshin punime për vendosjen e paneleve diellore. Në rrethana që ende po hetohen, ai dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, çka ka sjellë pasojat fatale.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore dhe ambulanca, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për të sqaruar me detaje mënyrën se si ka ndodhur aksidenti, si dhe nëse janë respektuar të gjitha masat e sigurisë në punë.

Autoritetet pritet të mbledhin dëshmi dhe prova për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore, ndërsa ngjarja ka tronditur familjarët, kolegët dhe komunitetin lokal.

Home » Kronike » Tragjedi në Koplik: 27-vjeçari humb jetën gjatë punës me panele diellore

Lajme te tjera

error: Content is protected !!