Tragjike ! 16 vjecarja humb jeten ne spitalin e Shkodres pas problemeve te renda shendetesore

Një ngjarje e rëndë është shënuar dje në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku një vajzë 16-vjeçare ka humbur jetën. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë arresti kardiorespirator, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet e nevojshme për të përcaktuar shkakun e saktë të humbjes së jetës.

Ndërkohë, Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër njofton edhe për disa raste të tjera të evidentuara gjatë 24 orëve të fundit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasin M. S., 53 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Po ashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin D. Gj., 54 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Shkodër referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedim penal ndaj shtetasit N. T., 25 vjeç, banues në Tiranë, i cili u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare Muriqan duke transportuar me automjet mallra të ndryshme të dyshuara të kontrabanduara. Mallrat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Të gjitha materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.

Home » Kronike » Tragjike ! 16 vjecarja humb jeten ne spitalin e Shkodres pas problemeve te renda shendetesore

Lajme te tjera

error: Content is protected !!