Në ambientet e Bibliotekës “Marin Barleti” u hap sot ekspozita me titull “Ne jemi çka ju na edukoni”, ku u prezantuan punimet e fëmijëve pjesëmarrës në kursin jashtëshkollor të pikturës.
Ekspozita përmbledh krijime të realizuara gjatë vitit nga fëmijë të moshave të ndryshme, të cilët kanë shfaqur përmes artit botën e tyre të brendshme, imagjinatën dhe emocionet. Aktiviteti synon të promovojë rëndësinë e edukimit artistik që në moshë të hershme, si dhe të vlerësojë punën e mësuesve dhe prindërve në zhvillimin krijues të fëmijëve.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun për disa ditë, duke ofruar një mundësi të veçantë për të parë botën përmes syve të fëmijëve.