U vra per nje lidhje dashurie, 20 vjecari P.Preka u nxorr ne prite nga shoku i ngushte

Zbulohen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçarit Pavlin Preka në Shkodër, ngjarje e ndodhur më 27 shkurt 2025 në fshatin Guci e Re. Dhjetë muaj pas krimit, Policia e Shkodrës ka zbardhur autorësinë dhe ka vënë në pranga dy persona, në kuadër të operacionit policor të koduar “Pesha e krimit”.

Të arrestuarit janë Klaudio Lisaj, 20 vjeç, dhe Vasel Koçeku, 43 vjeç. Sipas hetimeve, Klaudio Lisaj, i cili rezulton të ketë qenë shok i ngushtë i viktimës, dyshohet se ka luajtur një rol vendimtar në ngjarje, duke e nxjerrë Pavlin Prekën në pritë. Ndërkohë, Lisaj ka lidhje familjare me Vasel Koçekun, i cili dyshohet se është autori i drejtpërdrejtë i vrasjes.

Burime nga grupi hetimor per ShkodraSot bëjnë me dije se motivi i krimit dyshohet të lidhet me një marrëdhënie dashurie, e cila nuk eshte lejuar nga Koceku. Pistë kjo që po hetohet nga Prokuroria e Shkodrës.

Vrasja ndodhi në oborrin e banesës së familjes Preka, në një kohë kur 20-vjeçari ishte i vetëm në shtëpi, pasi babai dhe vëllai i tij i mitur ndodheshin në Dukagjin, ku familja merret me blegtori.

Home » Kronike » U vra per nje lidhje dashurie, 20 vjecari P.Preka u nxorr ne prite nga shoku i ngushte

Lajme te tjera

error: Content is protected !!