E ndërtuar prej vitesh, dërrasat e urës janë dëmtuar dhe në disa vende mungojnë
Amortizimi i Urës së Telit në fshatin Drisht të njësisë Postribë në Bashkinë Shkodër është kthyer në një rrezik serioz për banorët e zonës. E ndërtuar prej vitesh, dërrasat e urës janë dëmtuar dhe në disa vende mungojnë. Situata bëhet më problematike për fëmijët, të cilët pas disa ditësh do të bëhen gati për vitin e ri shkollor dhe do të kalojnë përmes kësaj ure. Një shqetësim i tillë ngrihet nga vetë banorët, të cilët kërkojnë ndërhyrje nga pushteti lokal…
Kështu, rikonstruksioni i kësaj ure, e cila lidh disa zona me njëra-tjetrën, është urgjent për të garantuar sigurinë e banorëve dhe për të mos lejuar ndonjë ngjarje të rrezikshme.