Çdo vit, në Shkodër parashikohen rreth 3500 doza vaksine të fruthit, rubeolës dhe shytave.
Kryevaksinatori, Arben Xhabija, tregon se ende prindërit hezitojnë për të kryer vaksinimin tek fëmijët duke e zgjatur në kohë.
Kjo lidhet me mitet se vaksina ka lidhje me autizmin, gjë e cila nuk ka asnjë të vertetë shkencore.
Pasojat e këtyre sëmundjeve nëse prekin individë të pa vaksinuar janë të mëdha e shpesh herë fatale, ndaj bluzat e bardha apelojnë për më shumë përgjegjshmëri nga ana e prindërve.
Ndonëse vaksina e fruthit ka 20 vite që është pjesë e kalendarit të vaksinimeve në vendin tonë, ende po ndeshet me pasiguri ku të shumtë janë prindërit që shtyjnë në kohë vaksinën e fruthit, e të tjerë që hezitojnë ta aplikojnë atë.