Vau i Dejës përkujtoi shenjtërimin e Nënë Terezes

Vau i Dejës përkujtoi shenjtërimin e Nënë Terezes. Në sheshin përpara katedrales e cila mban emrin e shenjtores, Bashkia Vau i Dejës në bashkëpunim me Famullinë e Shën Kollit organizuan një mbrëmje festive. Kryebashkiaku Kristian Shkreli vuri theksin tek virtytet e Nënë Terezes dhe rëndësia e ndjekjes së shembullit të saj.

Bota ka nevojë për buzëqeshje e paqe tha Ipeshkvi i Sapës, Imzot Simon Kulli, e Nënë Tereza predikonte gjithmonë, prandaj buzëqeshni njëri-tjetrit se cdo gjë nis nga një buzëqeshje.

Krahas koncertit festiv në shesh u hap edhe një ekspozitë përkujtimore, duke bashkuar kështu komunitetin në një atmosferë reflektimi dhe mirënjohje.

Lajme te tjera

error: Content is protected !!