Velipojë/Shërbimet e Policisë që patrullojnë me biçikleta lokalizojnë dhe kthejnë te familjarët një fëmijë 5 vjeç, nga Kosova, që humbi në plazh.

Menjëherë pas njoftimit nga disa familjarë (pushues nga Kosova) se vajza e tyre kishte humbur në plazh dhe nuk po gjendej, shërbimet e Policisë që patrullojnë me biçikleta në vijën bregdetare të Velipojës u angazhuan për gjetjen e të miturës.

Pas kërkimeve intensive në zonën e plazhit, fëmija u gjet në kohë rekord dhe iu kthye familjarëve, në gjendje të mirë shëndetësore.

Ata falënderuan Policinë për reagimin e shpejtë dhe profesional, që mundësoi gjetjen e të miturës.

Policia e Shkodrës fton qytetarët që të kontaktojnë Policinë për çdo incident apo nevojë për ndihmë që kanë, si dhe i garanton se reagimi do të jetë maksimal, i shpejtë dhe profesional.

Kliko KETU per te na kontaktuar: WHATSAPP

Lajme te tjera

error: Content is protected !!