Velipojë. Vocaj: Është ofruar shërbim për 3.800 pushues

Qendra Shëndetësore Verore e Velipojës po vijon shërbimin 24 orë për të përballuar fluksin e pushuesve që kanë zgjedhur këtë zonë bregdetare për të kaluar pushimet.

Stafi mjekësor është i angazhuar me turne të plota dhe në gatishmëri për të dhënë ndihmën e parë mjekësore në çdo rast.

Sipas infermieres Vjollca Vocaj, në këtë qendër shëndetësore, që nga hapja e saj, kanë marrë shërbimin e nevojshëm 3.800 pacientë. 

Si qendër shëndetësore jemi duke i përballuar shumë mirë, sepse kemi një staf të mrekullueshëm, mjekë dhe infermierë. Qendra është e hapur 24 orë në shtatë ditët e javës. Kemi të sëmurë kronikë, pacientë me viroza gastroenterite, si dhe reaksione alergjike, shumë vizita pediatrike për tonsilitet, fyti, otitet e veshëve… këto i ka plazhi,” tregon znj. Vocaj.

Autoritetet shëndetësore apelojnë për kujdes të shtuar ndaj temperaturave të larta, sidomos për të moshuarit, duke theksuar rëndësinë e hidratimit dhe mbrojtjes nga rrezet e diellit.

Të gjithë ata pushues që janë brezi i tretë, kronikë, me dhimbje gjoksi, pikën e zhegut, domethënë orën 11:00 deri në 17:00 ta evitojnë plazhin,” këshillon infermierja.

Qendra është pajisur me mjetet bazë për të përballuar situatat më të shpeshta që ndodhin gjatë verës, si probleme me diellin, pickime insektesh, lëndime të lehta dhe raste urgjente që kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme.

Po ashtu janë në funksion edhe ekipet e urgjencës, që mbulojnë zonat përreth dhe plazhin.

Kliko KETU per te na kontaktuar: WHATSAPP

Lajme te tjera

error: Content is protected !!