Një fundjavë perfekte për ekipet e volejbollit të Vllaznisë, si në kategorinë e meshkujve ashtu edhe në atë të femrave. Të dy skuadrat shkodrane dolën fituese në javën e dytë të Superligës së volejbollit, duke siguruar fitore të pastra në transfertë.
Ekipi i meshkujve triumfoi ndaj Elbasanit me rezultatin e pastër 0-3, duke dominuar ndeshjen dhe treguar formë të mirë fizike dhe taktike.
Po ashtu, edhe vajzat e Vllaznisë shënuan një fitore të rëndësishme ndaj Korabit, gjithashtu me rezultatin 0-3, duke konfirmuar ambiciet për një sezon të suksesshëm.