Vllaznia Futsal në “Champions League”. Trajneri Tafili, optimist

Vllaznia Futsal është gati për rrugëtimin në fazën paraeliminatore të UEFA Futsal Champions League 2025/26.

Kuqeblutë bëjnë pjesë në Grupin B, së bashku me Tigers Roermond nga Holanda, KMF Bajo Pivljanin nga Mali i Zi dhe Ísbjörninn nga Islanda.

 Të gjitha ndeshjet e grupit zhvillohen në Parkun Olimpik të Tiranës.

Ndeshja e parë e Vllaznisë luhet këtë të merkurë në orën 20:00, përballë malazezëve të Bajo Pivljanin.

Më 28 gusht, shkodranët do të përballen me Ísbjörninn në orën 16:00, ndërsa më 30 gusht, në orën 20:00, sfida e fundit do të jetë ndaj Tigers Roermond. Në fazën tjetër kualifikohet vetëm ekipi që renditet i pari në grup.

Trajneri i Vllaznia Futsal, Alsid Tafili, thekson rëndësinë e këtij kompeticioni duke shprehur besim dhe optimizëm në suksesin e kuqebluve.

ALSID TAFILI Trajner i Vllaznia Futsal

Kuqeblutë shpresojnë që mbështetja e tifozëve në kryeqytet të kthehet në forcën shtesë për të kaluar me sukses këtë raund dhe për të vijuar më tej ëndrrën europiane.

Lajme te tjera

error: Content is protected !!