Vrau efektivin e Patrullës, Gjykata dënon me burg përjetë Azgan Mërnicën

Fier– Gjykata dënon me burgim të përjetshëm Azgan Mërnicën, i arrestuar dhe akuzuar për vrasjen e efektivit të “Shqiponjave” më 13 maj 2024, për shkak se po ushtronte detyrën për udhëtimin e rrezikshëm me mjet nga i pandehuri në rrugët e fshatit Baltëz.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka dhënë sot (30 korrik) vendimin e saj për Azgan Mërnicën, duke e dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e efektivit të Policisë së Shtetit, pjesëtar i forcave speciale “Shqiponja”, Novruz Cenalia.

Në pretencën e 10 korrikut, Prokuroria kërkoi dënimin maksimal për Mërnicën, i cili akuzohej për tre vepra penale: “Vrasje me armë zjarri të punonjësit të policisë”, “armëmbajtje pa leje”, “drejtim të parregullt të mjetit”. Vendimi u dha nga një trup gjyqtarësh e përbërë nga Elira Hroni si kryesuese, Miranda Nakaj dhe Vladimir Çjapi si anëtarë, kurse prokuror ka qenë Denis Hyka.

Kliko KETU per te na kontaktuar: WHATSAPP

Lajme te tjera

error: Content is protected !!