Vr*sja me tritol në Shkodër provohet në 10 celularet e sekuestruar te katër të arrestuarve/ Foto te lendes

Policia në Shkodër zbardh autorët e vrasjes së Hysni Ymerit, prova vinë nga celularët

Mesazhet dhe fotografitë e sekuestruara nga të paktën 10 aparate celularësh, të cilët i përkasin katër personave të dyshuar si autorë të vrasjes së Hysni Ymerit në Shkodër, kanë bindur policinë për t’i vënë ata para përgjegjësisë penale.

Dëshmitë nga celularët

Burime për “Ora News” bëjnë me dije se në disa prej mesazheve janë zbuluar të dhëna që lidhen drejtpërdrejt me organizimin e atentatit me eksploziv.

Rreth orës 03:00 të mëngjesit të datës 25 dhjetor, një kamerë sigurie ka fiksuar Gerti Bushatin duke lëvizur në pallatin ku u krye krimi, në zonën e njohur si Perash, Shkodër.

Në telefonin e tij është gjetur edhe një fotografi e të njëjtës datë dhe orë, ku duket një qese e bardhë, brenda së cilës dyshohet se ndodhej lënda shpërthyese që do të aktivizohej dy ditë më pas.

Pranimi i autorësisë dhe deklarimet

Gerti Bushati, pas arrestimit, ka pranuar pjesërisht autorësinë dhe ka dhënë emrat e tre të arrestuarve të tjerë si porositës, duke pretenduar se nuk e dinte që bëhej fjalë për një plan vrasjeje. Ai ka thënë se mendohej se ishte vetëm një formë frikësimi.

Tre të arrestuarit e tjerë i kanë mohuar këto deklarime.

Burime të tjera konfirmojnë se nga telefoni i njërit prej të ndaluarve është siguruar edhe një fotografi tjetër, ku dallohet lëndë plasëse artizanale e shoqëruar me telekomandë. Policia dyshon se të katër personat janë paguajtur për vendosjen e eksplozivit në pallatin ku jetonte viktima.

Hetime të mëtejshme

Hetuesit po zgjerojnë verifikimet edhe për vepra të tjera të mundshme, pasi nga celularët janë gjetur foto të llojeve të ndryshme të drogës dhe armëve të zjarrit.

Për policinë, mbetet ende mister kush është porositësi i vërtetë i vrasjes, pasi viktima nuk ka pasur konflikte të njohura me askënd. Të njëjtin version ka dhënë edhe djali i 69-vjeçarit, i cili ka deklaruar se nuk beson tek pista e gjakmarrjes.

Edison Vatnikaj

Home » Kronike » Vr*sja me tritol në Shkodër provohet në 10 celularet e sekuestruar te katër të arrestuarve/ Foto te lendes

Lajme te tjera

error: Content is protected !!