Pesë mbledhjet e fundit të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit (KKT) kanë dhënë një pasqyrë të qartë të drejtimit që po merr sektori i ndërtimit në vend: një përqendrim gjithnjë e më i madh në ndërtimet shumëkatëshe në Tiranë dhe qytetet bregdetare si Vlorë, Durrës, Himarë, Kavajë e Sarandë. Lista e gjatë e lejeve të miratuara për kulla, resorte dhe struktura hoteliere shumëkatëshe flet për një bum ndërtimesh që po i jep një fytyrë të re këtyre zonave.
Vetëm në Tiranë janë miratuar projekte me 20, 30 e deri në 58 kate mbi tokë, të shoqëruara me 3-6 kate parkimi nëntokë. Po ashtu, një valë ndërtimesh me të njëjtin karakter ka përfshirë bregdetin, ku projekti i Darzezës në Fier, resortet në Zvërnec, Rradhimë, Dhërmi, Jali dhe Gjirin e Lalzit po marrin dritën jeshile për ndërtim shumëkatësh.
Në këtë panoramë ndërtimore që po transformon hartën urbane të vendit, Shkodra rezulton të jetë i vetmi qytet ku nuk është dhënë asnjë leje ndërtimi për kulla apo ndërtesa shumëkatëshe. Në asnjë prej vendimeve të publikuara nga KKT nuk figuron ndonjë projekt i tillë për qytetin verior, çka e bën Shkodrën përjashtimin e vetëm në këtë valë ndërtimesh vertikale.
Ndërsa shumë qytete të vendit po përballen me sfida të reja urbane dhe pyetje mbi kapacitetet infrastrukturore dhe ndikimin në mjedis nga ndërtimet e larta, Shkodra po ndjek një kurs të ndryshëm, të heshtur por të qëndrueshëm, duke ruajtur fizionominë e saj historike dhe një zhvillim më të kontrolluar.
Ky kontrast i fortë vë në pah edhe debatet mbi mënyrën e menaxhimit të territorit, prioritetet e zhvillimit dhe qasjen ndaj trashëgimisë urbane në Shqipëri. Për disa qytete, rritja vertikale është sinonim i progresit; për të tjerë, si Shkodra, ruajtja e identitetit dhe e përmasave humane të qytetit, duket se mbetet prioritet.
LEJET E DHENA:
Mbledhje e datës 18 prill
Plani i Detajuar Qendror për “Zhvillimin Turistik të Bregdetit Adriatik, Zona Darëzezë, Bashkia Fier.
Leje Zhvillimi për objektin: “Resort turistik”, me vendndodhje në Zvërnec, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Zvërnec South Adriatic Development” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Hoteleri, shërbim dhe banim 8, 18 dhe 30 kate mbi tokë dhe 4 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “S.A.G” sh.p.k.
Leje Zhvillimi për objektin: “Strukturë hotelerie dhe rezidenciale 3-4-5-7-8-10-11-14-19 kate mbi tokë me 3 kate nëntokë”, me vendndodhje në Kryemëdhenj, Bashkia Kavajë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Grand Blue Fafa Resort” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Struktura hotelerie 1, 2, 3, 9, 11, 13 kate dhe rezidenciale 1, 2, 13, 15 kate mbi tokë me 1 kat parkim nëntokë”, me vendndodhje në Orikum, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Marina Orikum” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Struktura hotelerie 1, 2, 3, 9, 11, 13 kate dhe rezidenciale 1, 2, 13, 15 kate mbi tokë me 1 kat parkim nëntokë”, me vendndodhje në Orikum, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Marina Orikum” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi, shërbimi dhe hotelerie 22 dhe 24 kate mbi tokë dhe 5 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Myslym Shyri”, Bashkia Tiranë, me subjekte zhvilluese shoqëritë “Artech Group” sh.p.k dhe “Edonil Konstruksion” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë shërbimi dhe banimi 21-23 kate mbi tokë dhe 3 kate parkim nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Qemal Stafa”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Primo Invest” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë polifunksionale 26, 31 dhe 35 kate mbitokë, me 5 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Sian Buildings Albania” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Resort me hoteleri dhe apartamente me shërbime turistike, me taraca të shfrytëzueshme dhe me mur rrethues”, me vendndodhje në Gjirin e Lalzit, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Bpi Blessed Property Invest” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Struktura shërbimi, banimi dhe hotelerie 1-2 dhe 10 kate mbitokë, me 1 kat parkimi nëntokë”, me vendndodhje në Radhimë, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Klint 2021” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Struktura shërbimi, banimi dhe hotelerie 1-2-3-9-10 kate mbitokë, me 1-2 kate parkimi dhe shërbimi nëntokë”, me vendndodhje në Radhimë, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Klint 2021” sh.p.k.
Leje Zhvillimi për objektin: “Dhërmi Apartments”, me vendndodhje në Dhërmi, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Duni Group Construction” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Komuna Building”, Godinë banimi dhe shërbimi 22-23-24 kate me 5 kate parkimi nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën e Kosovarëve, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “TDT & partners” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks rezidencial, shërbimesh dhe hoteleri (Riverëay City), me 2, 11, 12, 13, 14, 15, 16, 17, 19, 20, 22, 24, 29 kate, me 2 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Pjetër Bogdani”, Bashkia Tirnë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Grupi Industrial Albanez” sh.p.k
Leje Ndërtimi për objektin: “2 godina polifunksionale 27 dhe 26 kate me 4 kate parkim nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Nord Konstruksion” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Sails”, Objekt banimi dhe shërbimi me 15 kate mbi tokë dhe 2 kate nëntokë, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Joti & S.T” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë shërbimi hoteleri me 21 kate mbitokë dhe 4 kate nëntokë”, me vendndodhje në Golem, Bashkia Kavajë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Bonita Konstruksion” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë banimi me 1, 4, 21, 33, 37 dhe 49 kate mbi tokë dhe 5 kate nëntokë, me vendndodhje në Rrugën “Reshit Petrela”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “E.S.E.C” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Bllok banimi me godina një familjare me 2 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë”, me vendndodhje në Dhërmi, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Bonum Ventus Developments” sh.p.k
Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks multifunksional me 3, 20 dhe 36 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë”, me vendndodhje në “Petrela”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Orion” sh.p.k
Leje Zhvillimi për objektin: “Vlorë Beach, Struktura residenciale me 1, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 20, 26, 30 kate mbitokë, 2 kate nëntokë dhe hapësira të përbashkëta”, me vendndodhje në Zonën e Plazhit të Vjetër, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Feniks Konstruksion” sh.p.k
Mbledhje e datës 28 maj
Leje Ndërtimi për objektin “Godinë banimi dhe shërbimi me 1,7,8 dhe 16 kate mbitokë me 2 kate parkim nëntokë”, Zona 06, Zona e Menaxhimit A05, me vendodhje në “Marina dhe Jahtet e Durrësit”, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Durrës Marina” sh.a
Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks turistik me program hoteleri dhe shërbime 11 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë”, me vendndodhje në Zvërnec, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Turi M.Z.P” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Atlas Building” – Godinë multifunksionale, shërbim, banim, 1 dhe 30 kate mbitokë dhe 4 kate nëntokë, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Erniku” sh.p.k
Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë shërbimi, banimi dhe hoteleri me 26 kate mbi tokë dhe 5 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Lunor” sh.p.k dhe “Ultratech” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Lalzi Bay”, Kompleks me funksion banim, shërbim dhe hoteleri me 1, 4, 5 dhe 6 kate mbitokë dhe 1 – 2 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Xhajs Tirana” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimesh 25 kate, me 3 kate parkim nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Andrea Kushi”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “He-In Invest” sh.p.k
Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë shërbimi dhe banimi me 23 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën e Dafinave, Bashkia Tiranë”, me subjekte zhvilluese shoqëritë “Agroroma 2019” sh.p.k dhe “EB Construction” sh.p.k.
leje ndërtimi për objektin: “Godina banimi dhe shërbimesh 1, 4, 5, 11, 12, 16, 26 dhe 30 kate mbi tokë, me 3 kate parkim nëntokë, me vendndodhje në Rrugën “Pavarsia”, me subjekte zhvilluese shoqëritë “Vega” sh.p.k dhe “Vr Construction” sh.p.k.
Mbledhja e datës 4 qershor 2025
1.. Leje Ndërtimi për objektin: “Resort multifunksional “Jali Village”, Objekte banimi, hotel dhe shërbime me 1, 2, 3, 4 dhe 5 kate mbitokë dhe 1-2 kate nëntokë, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Metro Design” sh.p.k.
Leje Zhvillimi për objektin: “Lalzi Bay Resort”, Kompleks Turistik dhe Rezidencial, me vendndodhje në Gjirin e Lalzit, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Omnix Albania” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë shërbimi dhe banimi 21-23 kate mbi tokë dhe 3 kate parkim nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Qemal Stafa”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Primo Invest” sh.p.k.
Mbledhja e datës 11 qershor
Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimi me 1, 4, 7, dhe 13 kate mbi tokë, me parkim 1 kat parkim nëntokë, Zona 20, Zona e Menaxhimit 2B03”, me vendndodhje në “Marina & Jahtet e Durrësit”, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Durrës Marina” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimi me 1, 4, 7, 8 dhe 10 kate mbi tokë, me parkim 1 kat parkim nëntokë, Zona 21, Zona e Menaxhimit 2B04”, me vendndodhje në “Marina & Jahtet e Durrësit”, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Durrës Marina” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimi me 1, 4, 6, 7, 8 dhe 10 kate mbi tokë, me parkim 1 kat parkim nëntokë, Zona e Menaxhimit 2B01”, me vendndodhje në “Marina & Jahtet e Durrësit”, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Durrës Marina” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Parkim 2 kate nëntokë, Zona e Menaxhimit 2P”, me vendndodhje në “Marina & Jahtet e Durrësit”, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Durrës Marina” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Ondee Hotel” – Strukturë me funksion hoteleri me 1, 2, 3, 4, dhe 5 kate mbi tokë dhe 2 kat nëntokë, me vendndodhje në Radhimë, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Ulk Invest” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Objekte banimi dhe apart-hotel me 1, 2, 3, 4, 5 kat mbitokë dhe 2 kat nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Aliraj & K” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë shërbimi dhe hotelerie 1-4 kate mbi tokë, me 1-2 kate nëntokë me pishina dhe mur rrethues”, me vendndodhje në Borsh, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Helvetic Horizon” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë shërbimi, banimi dhe hotelerie 3 dhe 26 kate me 6 kate parkimi nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Metro Design” sh.p.k.
Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë shërbimi, banimi dhe hotelerie nga 6 deri në 22 kate me 6 kate parkim nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Metro Design” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt mixed-use, Shërbime, Banim, Hotel me 37 kate mbitokë dhe 5 kate parkim nëntokë”, me vendndodhje në Bulevardin e Ri, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Stela Konstrukion” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë multifunksionale, Hoteleri, Banim dhe Shërbime 2, 3, 4, 5, 6, 8, 11, 18, 26, 29, 39, 42, 45 kate me 4 kate nëntokë dhe pikë shitje karburanti”, me vendndodhje në Yzberisht, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Fafa Konstruksion” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks residencial dhe hoteleri “Vazo Residence”, me vendndodhje në lagjia “Uji i Ftohtë”, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Dolphin Group” sh.p.k. 26. Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë polifunksionale 1-39 kate, me 4 kate nëntokë, me vendndodhje në lagjen “Uji i Ftohtë”, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “G&E Investment” sh.p.k
Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë me funksion miks, banimi dhe shërbim 20 kate me 4 kate parkimi nëntokë”, me vendndodhje në rrugën “Currila”, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Autokton Konstruksion” sh.p.k.
Mbledhje e datës 28 qershor
Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë akomoduese me 58 kate mbi tokë dhe 6 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Llazar Pulluqi”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Aba Toëer” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Resort multifunksional banim, hotel dhe shërbime me 2, 4, 5 kate mbi tokë dhe 1 – 2 kate nëntokë, Faza 3”, me vendndodhje në Bashkinë Sarandë, me subjekt zhvillues shoqërinë “TDT & Partners” sh.p.k
Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt shërbimi, banimi dhe hoteleri 6 dhe 25 kate mbi tokë, me 3 kate parkim nëntokë dhe mur rrethues”, me vendndodhje në Selitë, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “ASR Invest” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Stukturë akomodimi dhe shërbimi 11, 13, 14 dhe 18 kate, me 4 kate nëntokë, me tarracë të shfrytëzueshme”, me vendndodhje në Bashkinë Kavajë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Royal G Max” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Arte Marea 1”, kompleks turistik dhe shtëpi pushimesh, shërbime dhe hotel, me vendndodhje në Zvërnec, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Green Investment” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimi 1, 7, 10, 14 dhe 15 kate mbi tokë me 2 kate parkimi nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Golemi Konstruksion” sh.p.k./ Monitor