Zgjedhjet lokale në Kosovë- KQZ: Mbyllet afati për regjistrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përmbyllur afatin për regjistrimin e koalicioneve parazgjedhore për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor. Gjatë periudhës nga 9 qershori deri më 23 qershor, vetëm dy koalicione kanë dorëzuar kërkesë për certifikim, konkretisht Koalicija Vakat, i përbërë nga Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV); dhe Koalicioni SDU-NAŠA (NAŠA SDU), formuar nga Socijaldemokratska Unija dhe Naša Inicijativa, vetëm për komunën e Prizrenit.

Ndërkohë, pesë parti politike, Organizata Balli Kombëtar Demokrat (OBKD), Partia Demokratike e Diasporës (PDD), Partia e Drejtësisë (PD), Kosovaki Nevi Romani Partia (KNRP) dhe Partia Balliste (PB), kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e 12 tetorit.

KQZ informon se afati për dorëzimin e listave të kandidatëve dhe aplikimet për certifikim nis më 26 qershor 2025.

Lajme te tjera