Një zjarr ka rënë në orët e para të mëngjesit në ambientet e Drejtorisë së Shërbimeve të Transportit Rrugor Shkodër, ku dyshohet se shkaku ka qenë një shkëndijë elektrike. Nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ndërkohë, Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër ka bërë me dije edhe një sërë veprimesh të tjera policore gjatë 24 orëve të fundit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër ndaluan shtetasin K. S., 35 vjeç, banues në Shkodër, i shpallur në kërkim, pasi Gjykata i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhja”.
Po nga këta specialistë, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për:
E. S., 25 vjeç, banues në Shkodër, pasi u konstatua duke mbajtur të veshur një jelek antiplumb si ata që përdor Policia; R. D., 39 vjeç, banues në fshatin Obot, për ushtrim dhune psikologjike ndaj bashkëshortes; B. L., 35 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, pasi u konfliktua fizikisht me shtetasin M. S., 34 vjeç, për motive pronësie; F. G., 76 vjeç, banues në Shkodër, për kryerje punimesh ndërtimi pa leje.
Nga Sektori i Qarkullimit Rrugor, u referuan materialet në Prokurori për E. F., 27 vjeç, banues në fshatin Golem, i cili u kap duke drejtuar një motomjet pa targa dhe pa leje drejtimi.
Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori për shtetasit Gj. P., 64 vjeç; P. K., 61 vjeç; A. D., 61 vjeç dhe E. N., 43 vjeç, pasi kanë kryer punime ndërtimi pa leje.
Po në Vau i Dejës, dje, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit M. P., 58 vjeç, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Të gjitha materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.


