Zjarret në qarkun e Shkodrës vijojnë të jenë aktive.

Në bashkinë Shkodër, raportohet se 11 vatra janë regjistruar në 24 orët e fundit.

Sipas informacioneve, në të gjitha vatrat është ndërhyrë në kohë duke shmangur përhapjen.

Bëhet me dije se në zonën pyjore Baks–Rrjoll, pjesë e PUTM Lumi Buna, është shfaqur një vatër zjarri në Knetën e Domnit në sipërfaqe me kallamishte, aktualisht e izoluar nga sipërfaqja ujore.
NJOFTIMI I PLOTË:

Po ju informojmë në lidhje me situatën në territorin e Qarkut Shkodër gjatë 24 orëve te fundit.

• Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 11 raste zjarri ne territorin e kesaj bashkie.

• Është kryer 1 ndërhyrje për shpëtim dhe janë dërguar 2 automjete zjarrfikëse në ndihmë të Bashkisë Vau Dejës dhe Bashkisë Malësi e Madhe.

• Vatrat e evidentuara:
1. Fshati Dragoç
2. Fshati Postribë
3. Fshati Ura e Shtrejtë
4. Fshati Bardhaj
5. Fshati Dajç
6. Fshati Ura e Shtrejtë
7. Fshati Dajç
8. Fshati Suka Dajç
9. Fshati Berdicë
10. Fshati Ura e Shtrejtë
11. Lagjja Kiras, qyteti Shkodër

• Në të gjitha vatrat është ndërhyrë në kohë duke shmangur përhapjen.

• Në zonën pyjore Baks–Rrjoll, pjesë e PUTM Lumi Buna, është shfaqur një vatër zjarri në Knetën e Domnit në sipërfaqe me kallamishte, aktualisht e izoluar nga sipërfaqja ujore.

Kliko KETU per te na kontaktuar: WHATSAPP

Lajme te tjera

error: Content is protected !!