ZJARRI PËRFSHIN FSHATIN KAMICË

7 vatra zjarri janë aktivizuar gjatë 48 orëve të fundit në zonën e Malësisë së Madhe.

Situata më e vështirë ishte pasditen e së enjtes në Kamicë ku u dogjën dhjetëra hektarë me bimë medicinale dhe pemë frutore.

Në fokus të efektivëve ishte ruajtja e jetës, pronës dhe bagëtive.

 Në ndihmë repartit zjarrëfikës u kanë ardhur edhe administrata e zonave të mbrojtura, punonjësit e bashkisë dhe vullnetarë.

Zjarri duket të ketë qënë i qëllimshëm kryesisht ardhur nga pakujdesia, ku banorët synojnë djegien e ferrave, por situata ka agravuar.

Ndaj, efektivët zjarrëfikës apelojnë për më shumë kujdes nga qyetarët. Aktualisht nuk ka asnjë vatër zjarri aktive në bashkitë e qarkut Shkodër.

Kliko KETU per te na kontaktuar: WHATSAPP

Lajme te tjera

error: Content is protected !!